Jazz Koncert me Elina Duni & Rob Luft

Këngë xhazi të projektit të fundit  “Songs of Love and Exil” nga Elina Duni & Rob Luft, si dhe promovimi i librit  “Udhëtimi i një reporteri”, mund t’i dëgjoni dhe shihni nga afër më 28 Nëntor në Cyrih duke filluar prej orës 20:00.

Ndërsa duke fillur nga ora  18.00: Editori “REISEN EINES REPPORTERS” (Shqip – Gjermanisht – Anglisht) Autor Rexhep Rifati, gazetar, fotograf, autor. Fjalim përshëndetës: Islam Spahiu, shefi i misionit, Konsullata e Kosovës, Cyrih. Fjalim kritik letrar, fjala e autorit R. Rifati (gazetar, fotograf, autor). Dokumentar rreth autorit Rexhep Rifati.