Këndvështrimi i gruas në tri religjone – Winterthur

Më 28 nëntor 2018, nën patronatin e Partisë FDP (gratë), në Winterthur do të mbahet debat publik lidhur me këndvështrimin e gruas nga tre religjonet më të përfaqësuara në Zvicër.

Pjesëmarrëset nga tre religjonet do të diskutojnë mbi këndvështrimin dhe rëndësinë e gruas në tre religjionet në Zvicër: Krishterizmin, hebraizmin dhe islamizmin, integrimi falë grave në përpjekje për parandalimin e izolimit dhe radikalizimit dhe roli i gruas në një shoqëri të emancipuar, informon Albinfo.ch.

Në këtë tubim do të marrin pjesë personalitetet të shquara të jetës politike në Zvicër, në mesin e të cilëve edhe politikani shqiptar, këshilltar komunal dhe president i FDP-së për Cyrih, Përparim Avdili.

 

Marre nga albinfo.ch