Kuvendi i Lidhjes së Mësuesve Shqiptar në Itali
Siç jeni në dijeni në seminarin profesional të zhvilluar para pak ditësh në Bassano De Grappa me qëllim të mbështetjes profesionale të zhvillimit të mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare te nxënësit shqiptarë në Itali, të zhvillimit të bashkëpunimit profesional ndërmjet mësuesve dhe të përkrahjes së punës së shoqatave kulturore e bartësve të tjerë, u hodh dhe u diskutua ideja për formimin e një asociacioni të lirë e profesional të mësuesve shqiptarë në Itali, tashmë e emërtuar si LIDHJA E MËSUESVE SHQIPTARË NË ITALI.
Kuvendi themelues do të organizohet për nder të Festës së Flamurit duke filluar nga ora 10:00.