Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës mban Kuvendin më 16 dhjetor

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në mbledhjen e këtij Kuvendi. Në këtë Kuvend, janë në rend të ditës dy pika: Raportimi i aktiviteteve të Kuvendit dhe Zgjedhja e organeve të Organizatës, si dhe të ndryshme, shkruan albinfo.ch.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje mund të bëjnë propozime, votojnë, kandidohen dhe të zgjidhen në organet e Kuvendit.

Mbledhja është e hapur për të gjithë të interesuarit.