Lansimi i platformës interaktive për diasporën
Platforma interaktive për diasporën synon të ndërlidh komunitetin e diasporës sonë për promovimin e të drejtave politike dhe sociale të pjesëtarëve të saj. Pas tre viteve të themelimit të platformës @KosovoDiaspora, Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë iniciativën për të themeluar Dialogun e Strukturuar për të Drejtat e Diasporës. Pjesë e kësaj inciative do të jetë edhe platforma virtuale e cila synon rrjetëzimin e organizatave shqiptare në diasporë. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është avokimi i të drejtave dhe privilegjeve të diasporës në vendet amtare dhe forcimi i lidhjeve të ndërsjellëta.