Mbrëmje informative në gjuhën shqipe për fitimin e pasaportës zvicerane
Në këtë mbrëmje që mbahet enkas për shqiptarët dhe është pa pagesë, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit për procedurën e natyralizimit.
Më 1 janar 2018 hyn në fuqi ligji i ri, më restriktiv për fitimin e pasaportës së Zvicrës. Siç ka shkruar në vazhdimësi edhe albinfo.ch, me qëllimin që sa më shumë të huaj që përmbushin kriteret për të fituar pasaportën zvicerane, të bëjnë kërkesën përkatëse, gjithandej nëpër Zvicër zhvillohen aktivitete në këtë drejtim.
Edhe organizata humanitare Caritas, më 26 shtator organizon një mbrëmje informative në gjuhën shqipe me po këtë qëllim. Në këtë mbrëmje që mbahet enkas për shqiptarët dhe është pa pagesë, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit për procedurën e natyralizimit.
Me këtë rast, nën drejtimin e një eksperti juridik do të trajtohen çështjet në vijim:
- Çfarë duhet të bëj, nëse dua të natyralizohem?
- Si mund ta përmirësoj statusin tim të qëndrimit në Zvicër?
- Çfarë ndikimi ka shfrytëzimi i ALV, IV dhe ndihmës sociale në statusin tim të qëndrimit?
- Si mund ta sjell familjen në Zvicër?
Dihet se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër nuk e kanë ende shtetësinë zvicerane edhe pse i kanë plotësuar kushtet ligjore. Për këtë arsye Caritas u bën apel të gjithë atyre që të vijnë më 26 shtator dhe të informohen se si mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Për pjesëmarrje nuk ka nevojë për paralajmërim.
Kur: E martë, më 26 shtator 2017, nga ora 19.00 – 21.00 (në gjuhën shqipe)
Ku: Pestalozzi Bibliothek Hardau, Schulhaus Albisriederplatz, Norastr. 20, 8004 Zürich.
Burimi: Albinfo.ch