Mbrëmje informimi lidhur me pensionet zvicerane të kosovarëve
“Age et Migration” në kuadër të EPER-it, organizon seancën e ardhshme informative të dedikuar komunitetit shqiptar,e premte më 29 shtator në ora 18.00 në Qendrën Shqiptare për integrim,kulturë e religjion Chemin.Kosovarët mund t’i gëzojnë përsëri pensionet e tyre të pleqërisë dhe të invaliditetit në vendin e tyre,pas një periudhe prej shtatë vitesh, Kosova dhe Zvicra arritën që më 1 qershor të nënshkruajnë një marrëveshje-kornizë mbi sigurimet shoqërore. Për të diskutuar lidhur me këtë marrëveshje dhe për procedurat e mëtutjeshme deri në hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, janë të ftuar: Zonja Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër; Zotëri Salih Sefa, konsull i Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Zotëri Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch.