“Mesdheu i Lozanës” sjell në Zvicër një javë të pasur kulturore shqiptare
Pas suksesit të dy edicioneve të para të këtij aktiviteti të cilat i kushtoheshin Magrebit dhe Greqisë, ky edicon i ri i kushtohet hapësirës shqipfolëse.
Nga 28 shtatori deri më 5 tetor në kuadrin e aktivitetit tashmë tradional “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës), në qytetin e bukur të Lozanës do të prezantohet kultura nga të gjitha hapësirat shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Nga ana e tyre, Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë mes vete më shumë se pesëdhjetë vjet lidhje të forta që kanë mundësuar ndërtimin e shumë urave mes këtyre hapësirave.
Ky edicion i ri i “Lausanne Méditerranées dëshiron” të thyejë klishetë dhe të hapë dyert për kulturën shqipfolëse këtu dhe në Ballkan, gjithashtu. Do të ketë prezantime nga teatri, muzika, letërsia, kinemaja por edhe nga kuzhina. I gjithë programi do të ofrojë një hapësirë të pasur për dialog ndërkulturor”, shkruan më tutje kryebashkiaku Junod.
Aktivitetet do të zhvillohen në partneritet me Cinémathèque suisse, Arsenic, Théâtre de Vidy dhe shoqatat shqiptare (Albinfo.ch, ISEAL, ACAS, L’Avenir, Ilirët, Teuta, AEAUL, Dona, LIRIA, CICRA, Swiss Albania Event).
Krahas programeve të shumta e të larmishme artistike do të ketë edhe debate, tryeza sociopolitike etj. Shihni programi në linkun në vijim: Lausanne Mediterranes.