„Migrimi qarkor: mundësitë, sfidat, përvojat”

Në çdo fund të vitit, Shoqëria DIJA në Mynih, në kuadër të „Takimëve të Mynihut“, organizon nga një
simpozium shkencor, mbrëmje me ligjërues të ftuar apo diskutim rreth një teme aktuale.

Për simpoziumin e këtij viti, kemi zgjedhur të flasim për mundësitë, sfidat dhe përvojën në kuadër të migrimit qarkor, si dhe çfarë do të duhej të përmirësohej, që transferimi i kapitalit dhe dijes nga Diaspora të mund të kanalizohej më mirë drejt vendeve tona. Prandaj, ju ftojmë të merrni pjesë në diskutim me ide dhe propozime
konkrete.

Pjesë nga programi i mbrëmjes:
1. hapja
2. fjala përshëndetëse
3. fjala e panelistëve
4. diskutim i hapur
5. ide, propozime, diskutime
6. prezantim i projekteve të shoqatave/institucioneve, etj.
7. pikë muzikore (Jazz dhe muzikë e lehtë shqiptare – Fjoralba Turku)
8. përfundimet e takimit
9. konkluzionet dhe planifikimet për të ardhmen
10. get together / bufe e hapur, pije

Tashmë traditë në mbrëmjet tona: nuk do të ketë pagesë për bufe/pije apo hyrje për askënd.

Të dielën, më 22.10.2017, ora 14:00 – 17:00, në Internationales Begegnungszentrum der Wissenschaft München., Amalienstraße 38, München.