Mozaikët e Sylë Mujajt, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, hap ekspozitën “MOZAIK ARTISTIK”, të autorit Sylë Mujaj. Mujaj, i njohur si veprimtar dhe ish i burgosur politik,  që nga rinia e tij është marrë me krijimtari artistike.

Ka disa vite që Mujaj që e  shpreh frymëzimin e tij artistik në mozaikun. Në këtë teknikë komplekse dhe të vështirë të punës, artisti me rrënjë nga Rugova ka realizuar deri më tash një numër impozant krijimesh.

Punimet e ekspozitës “Mozaik Artistik” do të ekspozohen në lokalet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Gjenevë.

Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e veprave artistike. Pas fjalëve promovuese për të pranishmit do të ofrohet një koktej rasti, dhe mundësi bashkëbisedimi me autorin