Muaji i Mërgatës në Drenas

Rreth 14 mijë mërgimtarë të komunës së Drenasit do të kenë mundësi të argëtohen për pothuajse 28 ditë në sheshin ”Fehmi Lladrovci” të këtij qyteti.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovic, në bashkëpunim me stafin komunal, kanë organizuar edhe këtë vit ”Muajin e Mërgatës”, i cili ka filluar nga 7 korriku dhe zgjat deri më 5 gusht 2018. “Muaji i Mërgatës” përfshinë 28 ditë aktivitete të ndryshme në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” për bashkëatdhetarët tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjen e tyre.

Bëhet e ditur se ”Muaji i Mërgatës” do të jetë i mbushur me përplot aktivitete ndërsa do të ketë koncerte me shumë artistë të estradës kosovare.