Në Vjenë promovohet romani “Paraardhësit” i autorit Muharrem Blakaj
Me 1 qeshor në Vjenë në zyretë e Ambasadës së Kosovës në Austri, bëhet promovimi i romanit “PARAARDHËSIT” te shkrimtarit tashmë të njohur, Muharrem Blakaj.
Romani “PARAARDHËSIT”, kohë më parë doli nga shtypi (si ribotim) dhe u prit shumë mirë (dhe shënon një ngjarje e jehonë të vërtetë letrare), si nga kritika ashtu edhe nga rrethet letrare dhe lexuesit e shumtë. Këtë e dëshmojnë prezantimit e deritashme në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat iu bënë librit në fjalë.
Për librin do të flasë shkrimtari dhe kritiku letrar, Gani Bytyçi.
Promovimi bëhet më 01. 06. 2018 (e premte) duke filluar nga ora 17:30.
Adresa:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë
Goldeggasse 2/15,
1040 Vjenë
Austria