Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri “Vjena 2018”

Për herë të parë në Austri organizohet panairi i ndërmarrjeve të themeluara nga komuniteti shqiptar. 
Në panairin “Vjena 2018” do të prezentohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat, duke filluar nga ndërtimtaria, gastronomia, IT, media, Imobilien, sport etj. 

Aty do të gjeni kompani të vogla, mesme dhe të mëdha. 
Nëse keni nevojë për automekanik, moler, instalues të rrymës, ujit, frizer/e të gjithë do t’i keni aty. 

Data: 21 Prill 2018
Vendi: Vjenë, Museum Quartier, Museumsplatz 1, 1070 Wien 

Kohëzgjatja: 10:00 – 16:00
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!

Ejani të njihemi dhe të shkëmbejmë informacione për njëri-tjetrin.

Ju mirëpresim!
Organizatori: Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri