Poezi dhe tekste këngësh nga Bardhec Berisha me shokë

Më 11 dhjetor, në qendrën “Galerie K25” të Lucernit do të mbahet një mbrëmje artistike letrare. Do të prezantohen vargje poetike dhe tekste këngësh nga Bardhec Berisha, Bujar Berisha, Christian Löffel dhe Pablo Baller.

Bardhec Berisha merret prej kohësh me poezi dhe me përkthime, është autor i disa vëllimeve poetike dhe i disa librave tjerë me  përkthime.

Bujar Berisha është i biri i Bardhecit dhe njihet si bashkëthemelues dhe anëtar i disa grupeve të rokut, veç tjerëve, i grupit të suksesshëm “Who`s Electra” i cili pas disa vitesh veprimi, është shuar këtë vit.

Mbrëmja mbahet më 11 dhjetor 2017, e hënë, me fillim në orën 19.00.

Adresa: Galerie K25, Kellerstrasse 25, Luzern.

/Albinfo.ch/