Premeria e filmit TRIUMF

Pas premierave në New York City, Londër dhe Detroit, Shoqata Uskana ka nderin të sjellë edhe në Chicago dokumentarin Triumph i cili reflekton një kronikë nga rrugëtimi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit drejt kualifikimit në Europianin e vitit 2016 në Francë. Kemi nderin t’ju informojmë se nga New York vjen edhe drejtori i filmit, Z. Kreshnik Jonuzi. Kreshniku do na bëjë një prezantim të filmit duke përshkruar motivin e tij për një projekt të tillë, duke marrë edhe pyetje nga të pranishmit në sallë.

Ju ftojmë që më datë 3 Nëntor, e Shtunë në ora 8-10 PM të ndiqni dokumentarin në Columbia College Film Row CinemaDera hapet në ora 7 PM. Kapaciteti I ulësve është i kufizuar, prandaj ju lutemi siguroni biletat tuaja me kohë. Përms linkut më poshtë Ju ftojmë të shihni nje sekuence përmbledhëse të dokumentarit: https://vimeo.com/282739959

Rezervimi i tiketave.