Promovim i librit “Anatomia e ëndrrës”

Shemsi Makolli është poet i njohur i gjuhës  shqipe i cili jeton në Lozanë. Në vitin 2017 ai botoi librin e parë direkt në gjuhën  frenge përmbledhjen poetike »L’Anatomie du rêve » « Anatomia e ëndrrës » (me version shqip) në shtëpinë botuese Editiond de l’Aire.
Për ta festuar këtë publikim, ejani të dëgjoni poemat  e tij dhe ta takoni autorin. Një rast i mirë për të mësuar:
Për të, leximet e tij, jetën e tij, përvojat si dhe  shkrimet e tij, muzikaliteti i të cilave do të ju trondis.

Shemsi Makolli do të jetë i shoqëruar nga Berti Galland, autori i parathënjes së librit dhe Michel Moret, drejtori i shtëpisë botuese Editions de l’Aire.

Gjithashtu do të marrin pjesë shumë personalitete të  jetës letrare e kulturore të Zvicres Frankofone, SHKSHZ – Shoqata e Krijusëve Shqiptarë në Zvicer, ISEAL –Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare.

VENDI I MANIFESTIMIT

BIBLIOTHÈQUE CHAUDERON
Place Chauderon 11
1003 Lausanne
www.lausanne.ch/bibliotheques
Signé Lausanne

E PREMTE 23 SHKURT 2018 › ORA19H 00
PËR TË GJITH
HYRJA E LIRË