Punëtori informuese: Çka është projekti MENTORIS?

Projekti MENTORIS nga shoqata e inxhinierëve shqiptar të Zvicrës – Albanian Engineering of Switzerland. Është shoqata e parë profesionale e shqiptarëve në Zvicër, e krijuar në vitin 2011.  http://www.a-e-s.ch/.

Sipas njoftimit informues për këtë shoqatë thuhet se Albanian Engineering of Switzerland ka për qëllim themelor të lehtësojë dhe zhvillojë platforma të shkëmbimit në mes tëZvicrës dhe vendeve të prejardhjes së Shqiptarëve: Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës, etj.

Krahas prezencës së anëtarëve të shoqatës në nisma, aksione, dhe projekte që kanë të bëjnë me Kosovën apo rajonet shqiptare në Ballkan, shoqata e inxhinierëve AES të Zvicrës janë duke realizuar projektin MENTORIS që ka për synim t’i mbështesë të rinjët që janë duke kërkuar punë apo praktikë profesionale.

Për këtë AES ju fton më 15 mars në sesionin informues që fillon nga ora 9:30 deri më 15:30.