Recital Muzikor ‘AMA’ 2017
Ju rikujtojmë që reciltali AMA është këtë të diele. Më poshtë keni përshkrimin e vendit të recitalit. Adresa përball parkingut që mund të përdorni me GPS është:
351 S. School Street
Normal, IL 61761P
Recital ‘AMA’ Ed. 4
Vendi: Illinois State University, Center for the Performing Arts
Data/Ora: 19 Mars, 2017 5:00PM (takim shoqeror 6:30PM).
Ju mirëpresim dhe urojmë momente të këndshme në recitalin e katërt AMA. Mirupafshim!
Lajmërim për të rinjtë, nxënës/muzikantë: regjistrohuni për të marrë pjesë në Recitalin Muzikor “AMA,” 2017 Ed #4, Organizuar nën Shoqatën “Uskana” U.S.A., një organizim jo-profitabil, dhe pa pagesa për pjesëmarrje.
Recital ‘AMA’ Ed. 4
Vendi: Illinois State University, Center for the Performing Arts
Data/Ora: 19 Mars, 2017 5:00PM (takim shoqeror 6:30PM)
Regjistrimi: deri 18 Janar, 2017.
Kontaktoni:
Tel: 618-580-7155
Email: [email protected]
Pyetje rreth recitalit: 618-580-7155
Tema:
Idea për themelimin e një shfaqjeje kulturore artistike është një akt madhështor i një vullneti të fuqishëm për të sakrifikuar kohë e për të nxjerrë në pah atë që mirëfilli ka vlerë. Mu për këtë edhe emërimi i saj AMA plotësisht përfill dhe përmban synimin tonë, sepse fjala AMA në kuptimin e vet të parë do të thotë vendi ku nis një rrjedhë uji; figurativisht do të nënkuptonte fillin e folklorit dhe zhvillimin e tij brenda kornizave të amës së vet.
Recitali ka për qëllim ruajtjen e kësaj trashëgimie etno muzikore në hapësirat e një kontinenti shkrirës, ku shkrihen e janë shkrirë kultura popujsh edhe më të mëdhej se shqiptarët. Para së gjithash kjo do të ishte një sfidë shumëdimenzionale: shfaqja e elementit nostalgjik me atë që quhet gjenezë uskanase të këngës burimore, të asaj lirike me të cilën u rritëm dhe sot po e kuptojmë peshën e saj; ana studimore dhe ballafaqimi i vlerës në kontekstin krahasues me artin e popujve të tjerë; nxitja për të moderuar një lajtmotiv në sensin e përpjekjes të një verzioni publikut të gjërë amerikan; krijimi i një metodologjie të re pune që nënkupton instrumentim, orkestër, koreografi dhe solistë në kahje disiplinimi të shkopit dirigjues të një profesionisti; ose ndoshta edhe edukimi të një fryme të re nxënësish që kanë hedhur hapat e parë në kuptimin e kulturës muzikore, luajtjes në piano, formësimit të tyre në kuptimin e plotë të artit muzikor dhe transformimit në atë që është autentike, por larg tyre si të ishte e kohës së legjendave. Të gjitha këto rrugë shpiejnë te ajo që quhet AMA. (Shabani, A. viti, 2013)
Misioni:
1. Zhvillimi i një shpërndarje të muzikës Shqiptare dhe promovimi i edukatës muzikore me ngritjen e vlerës të muzikës Shqiptare në komunitetet lokale, duke perfshire krijimin e programeve për muzikë dhe art.
2. Hapja e mundesive për të ekzekutuar dhe mësuar për muzicientët dhe kompozitorët e rinj Shqiptarë (përfshirë fëmijët në shkollat fillore dhe gjimnazet, si dhe Arsimi i Lartë i Muzikës) për të zgjeruar dëgjuesit.
3. Krijimi i rrjetës të zhvillimit dhe kërkimeve për të eksploruar modele adekuate dhe të reja për zhvillimin e muzikës Shqiptare dhe për shpërndarjen e zhvillimeve në fushën e aplikimeve të edukatës muzikore. Zhvillimi i lidhjeve të bashkëpunimit me arsimin muzikor të fëmijëve.
4. Përkrahje për bashkëpunime në iniciativa muzikore me muzicientë Shqiptarë të Arteve të Bukura që ndajne qëllimet e njejta.
Kriteret për pjesmarrje:
1. Pjesmarrësit duhet të jenë të regjistruar në klasa muzikore në shkollen fillore ose në gjimnaz me cfaredo instrumenti; cfaredo nivel i performimit është i pranueshem; Preferohet mirepo nuk është e domosdoshme që pjesmarresit të jenë poashtu të regjistruar edhe në klasa private muzikore.
2. Aftësi minimale, niveli bazë ose më lartë, i leximit të notave muzikore, mirëpo nuk është e domosdoshme.
3. Pjesmarrësit mund të përzgjedhin këngën Shqiptare sipas dëshirës, me aprovimin e Drejtuesit Artistik.
4. Pjesmarrësit do të pajisen me notat muzikore për këngën e përzgjedhur, nëse është e nevojshme.
5. Pjesmarrësit do të kenë për obligim të ushtrojnë këngën e tyre me mësuesin apo instruktorin e tyre te muzikës.
6. Nje ushtrim përpara recitalit do të mundësohet nga organizatorët; data, koha dhe vendi do të caktohen më vonë.
Më shumë informacion do të merrni pas regjistrimit për pjesmarrje në recital. Ju mirëpresim!