BONEVET Kampi Veror hap aplikimin!

Kampi Veror në BONEVET është një platformë 5 ditore e cila synon që përmes lojës, festës e argëtimit të ushqej lidhjen e shoqërimin mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre që jetojnë në Diasporë.
Ky kamp është një aventurë verore për moshat 7 – 18 vjeç që krijon lidhje të reja mes teknologjisë dhe natyrës, artit dhe krijimtarisë, argëtimit dhe edukimit.

Gjatë kohës së Kampit, kampistët do të mësojnë për teknologjinë, zhvillojnë mendimin kritik dhe rrisin aftësitë organizative. Duke u bërë pjesë e kampit, fëmijët nga Diaspora do të kenë një arsye më shumë pse të vizitojnë vendin e tyre, do të krijojnë shoqëri, argëtohen e do të mësojnë gjëra të reja.
Për të i’u përshtatur më shumë nevojave të kampistëve që vijnë nga Diaspora, ju lutem gjeni kohën të plotësoni formularin duke klikuar këtu.

____________________________

Çfarë përfitojnë fëmijët nga Diaspora duke qenë pjesëmarrës në Kampin Veror në BONEVET?

Fëmijët e Diasporës nuk kanë mjaftë aktivitete që përkojnë me moshat e tyre gjatë verës në Kosovë. Ndaj duke u bërë pjesë e Kampit, vera e tyre do të përmbushet me aktivitete shumë të veçanta e novatoriste.
Duke mësu për robotikë, elektronikë, programim e teknologji në përgjithësi, fëmijët e Diasporës do të fitojnë miq bashkëmoshatarë, do të njohin dëshirat, mendimet dhe mënyrën e jetesës të fëmijëve në Kosovë. Zakonisht shoqëria më e mirë arrihet përmes aktiviteteve sociale, atraktive e përmes lojërave nxitëse, ndaj padyshim që kampi do të krijoj shoqëri që do i rezistojnë viteve.

E në fund, nuk ka ndjenjë më të bukur se sa kur kemi diçka të mirë që buron nga vetja, ndaj e njejtë do të jetë edhe për fëmijët e Diasporës që do të përfitojnë nga kjo përvojë. Ata kur të kthehen në shkollat e tyre, do të kenë eksperienca mjaftë frytdhënëse dhe moderne për të ndarë me shkollën, e këto eksperienca burojnë nga vendi i tyre. Kjo gjë do t’i bëjë t’a duan e çmojnë vendlindjen ende më shumë.

Aplikimi për Kampin është hapur në webfaqen zyrtare: http://kampiveror.bonevet.education/
Për detaje tjera rreth këtij organizimi mund të gjeni edhe në: https://www.facebook.com/BONEVETKampiVeror/