Roli i shkollës në luftën kundër diskriminimit

Shoqata shqiptare e kantonit Vaud “SHIKO”, ku në statusin dhe në aktivitetet e shoqatës si qëllim dhe si objektiv pune ka promovimin e kulturës shqiptare, krijimin e rrjeteve dhe të hapësirave në shkëmbimin kulturor në mes komunitetit shqiptar dhe atij zviceran dhe komuniteteve të tjera. Njëherësh si mundësi të krijimit të platformave në mbështetje të shoqatave tjera shqiptare dhe lidhjen ekonomike e sociale në mes Zvicrës dhe trojeve shqiptare të Ballkanit.

Ndër aktivitet që ka shoqata SHIKO , vlen të theksohet aktiviteti i realizuar se 9 vite.  Gjatë këtyre viteve spikatët njëherit edhe organizimi i aktiviteteve në fushën e integrimit dhe luftës kundër diskriminimit. SHIKO ka arritur në gjejë partner të ardhur nga fushat e ndryshme socio ekonomike. Veç fakti që SHIKo në listën e aktiviteteve ka partnerë edhe nga shumë komunitetet tjera ka ndikuar që SHIKO të ketë respektin dhe mbështetjen e strukturave shtetërore. Ketë vitë në kuadrin e projektit të mbështetur nga kantoni Vaud SHIKO organizon një Tryezë të rrumbullakët mbi rolin e shkollës në luftë kundër diskriminimit duke vë theksin në rastet praktike.

Në tryezë do marrin pjesë specialistët në fushën e luftës kundër diskriminimit :

Zonja Seema Ney, shefe e projektit « Respekti i diversitetit në shkollë», kantoni Vaud

Zonja  Atifete Ljika, arsimtare

Zonja Eva Kouvandjieva, specialiste në fushën e historisë së artit dhe arsimtare

Moderator i Tryezës të rrumbullakët është Zotëri Arben Mustafa , i diplomuar në Universitetin e Lozanës, anëtar i komitetit të shoqatës SHIKO

Në fillim të programit do shfaqet filmi i metrazhit të shkurtër «1 Euro» të Zotëri Durim Ilazi

Programi do përmbyllët me një aperitivë si mundësi të vazhdimit të bisedës .

Tryeza e rrumbullakët do mbahet më 10 qershor në ora 17h 30 në :  Salle de la Fraternité du Centre Social Protestant, à Lausanne (Place Arlaud 2). Për më shumë informata ju mundeni të kontaktoni presidentin e shoqatës Z. Mentor Ilazi në : 0796060071 apo në adresë elektronike: [email protected]