Seminari XV Kombëtar me mësuesit/et e gjuhës shqipe

Seminari XV Kombëtar me mësuesit/et e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë do të mbahet më 31.07.2019 – 03.08.2019, në qytetin e lashtë e të bukur të Prizrenit. Është viti i pesëmbdhjetë i organizimit të kësaj veprimtarie arsimore – kulturore dhe vazhdon të mirëpritet nga të gjithë pjesëmarrësit.

Seminari organizohet nën kujdesin e përbashkët të Republikës së Shqipërisë (Ministra e Arsimit Sportit dhe Rinisë) dhe Republikës së Kosovës ( Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë). Dhe ka për qëllim përkrahjen e mësimdhënësve në punën e tyre të rëndësishme.