Shfaqja e dokumentarit “Rrënjët shqiptare – dheu danez”
Regjisori Ixhet Lutfiu, me bashkëpunëtorët e tij, ka zgjedhur qytetin e Prizrenit që më 22 korrik 2018 ( ora 20.30) ta promovoj filmin e tij më të ri dokumentar “Rrënjët shqiptare – dheu danez”- kushtuar shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Danimarkë.
Ixhet Lutfiu duke qenë pjesë e ekipit të radio televizionit “Zëri i Kosovës” që nga viti 1991 ka arrit të grumbulloj materialin e nevojshëm dhe të shfrytëzoj në mënyrë profesionale arkivin e këtij mediumi të rëndësishëm kombëtar.
Dokumentari përshkruan kronologjikisht( që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë , që po promovohet tani, përfshinë vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të lëmive të ndryshme si psh arsimi,kultura, sporti e muzika .
Shqiptarët e Danimarkës që nën flamurin danez preken majat e suksesit edhe në arenën ndërkombëtare llogariten si të mirëintegrur në Mbretërinë Daneze.
Poashtu në këtë dokumentar cmohet larte roli i shtetit danez ne perkrahjen e ceshtjes shqiptare etj etj.
Ky film dokumentar ka për qëllim nxitjen edhe të shqiptarëve në vendet tjera perendimore për të bërë edhe dokumentar të tjerë që të mos harrohet vepra e lavdishme e mërgatës tonë për lidhjen me shpirt e me zemer me vendlindjen si dhe kontributi i tyre i cmueshem ne vendet ku jetojne. Dokumentime te tilla i duhen opinionit dhe instansave relevante qe merren me ceshtjen e emigracionit shqiptar.