Shfaqja “Hollyshit” në New York

Shfaqja “Hollyshit” me regji nga Ilir Bokshi zbarkon në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas nje sëre suksesesh te mëdha.
Pavarësisht qasjes minimaliste që ka zgjedhur regjisori, dy aktorët briliant Adrian Morina dhe Ylber Bardhi shpalosin para publikut një seri personazhesh duke e shëndruar shfaqjen në një spektakël të vërtetë ku publiku qeshe dhe qan.

Shfaqja është një tragjikomedi për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Në qendër të storjes janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi. Komedia rrjedhë nga përpjekjet e produksionit që të krijojnë një “ndjesi provinciale” -një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor.

Për komunitetin shqiptar në New York, shfaqja do të shfaqet 3 ditë radhazi, më 12,13 dhe 14 Prill 2019, në Producers Club Theaters. 

Ju mirëpresin dhe ndihemi të nderuar ta ndani informacionin me të tjerët.