(Aktivitet i mbajtur një vit më parë)
Shoqata Humanitare Kulturore Sportive,,Atdheu” në Graz të Austrisë, në krye me kryetarin Bashkim Shala,organizoi manifestim madhështor me rastin e 8-vjetort të pavarësisë së Kosovës (2016).
17 Shkurt 2008 — Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është dita që kurorëzoi ngjarje dhe sakrifica të mëdha të kombit tonë. Kjo ditë na kujton gjithë përpjekjen e popullit tonë për Liri.
Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder të atdheut.
Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.