Shoqata Kulturore Sportive ,,Atdheu” në Graz të Austrisë organizon mbrëmje festive për Ditën e Flamurit

Bild könnte enthalten: 1 Person
 Kryetar; Bashkim Shala

Shoqata Kulturore Sportive ,,Atdheu” në Graz të Austrisë organizon mbrëmje festive për Ditën e Flamurit

Shoqata Kulturore Sportive ,,Atdheu” në Graz të Austrisë, organizon mbrëmje festive për t’a kremtuar ditën e Flamurit, 28 Nëntori. Përvjetorin e 104 të pavarësisë së Shqipėrisë.

Shoqata Kulturore Sportive ,,Atdheu” në Graz të Austrisë në emër te kryesisë,në krye me kryetarin e palodhur, z. Bashkim Shala.Kemi nderin t’ju ftojmë për pjesëmarrje në manifestimin kulturor me rastin e 104-vjetort të pavarësisë së Shqipėrisë.

Të nderuar bashkë-atdhetarë me qëndrim të përkohshëm këtu në Austri dhe kudo që jeni.

Ftoheni të merrni pjesë në Manifestimi qëndror për shënimin e 104-vjetort të pavarësisë së Shqipėrisë.
Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.

Lexo edhe:  Masiela Lusha nuk e harron ndihmëtarin e saj: E viziton nga Hollivudi për ditëlindje

Pjesmarrjen e kane konfirmue kengetaret e mirenjohur të estradës kosovare. Në këtë mbrëmje festive do t,ju argëtojnë edhenxënësit e shkollave shqipe. Më një program të pasur kulturor-artistik: recitime, këngë dhe valle,nga shkolla Shqipe Graz dhe Weizi.

Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder të atdheut.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.
Mërgata shqiptare (Diaspora shqiptare) të ruajmë edhe identitetin,gjuhën,kulturën dhe traditën tonë kombëtare.
Sidomos tek të rinjtë këtu në diaspore,për t’u marrë me aktivitete të mirëfillta kulturore.

Të shtunën më 26 Nëntor 2016,në orën 19:30.
Adresa: Puchstrasse – 47
8020-Graz-Austri.
Ardhja juaj është nder për ne.
Jeni të mirëseardhur !
Më : 26.11.2016
Info : z. Bashkim Shala Tel : 0043 – 6765410535./Shkruan: Miftar Zagragjaj

28-nentori-austri