Sigurimi kufitar për mërgimtarët: Pse?

Çdo vit, bashkatdhetarët, të cilët hyjnë në territorin e Kosovës me targa të huaja, duhet të paguajnë sigurim kufitar shtesë për automjetet e tyre sepse Kartoni i Gjelbër nuk iu vlen në Kosovë.

Për të hapur një debat më të gjerë rreth sigurimit kufitar ndaj mërgimtarëve, Germin organizon diskutimin virtual me temën “Sigurimi kufitar për mërgimtarët: Pse.”

Si e shohin mërgimtarët taksën kufitare për automjete? Çfarë mund të ndryshohet në këtë drejtim? Cilat janë alternativat rreth sigurimit kufitar? Kush përfiton nga situata e tanishme?

Tema: Sigurimi Kufitar për mërgimtarët: Pse?
Ora: New York 11:00| Londër 16:00| Prishtinë 17:00| Stamboll 18:00.