Ta pëkrahim bokserin Arif Krasniqi në meçin me J.Silva
Lobi Euro-Atlantik, dega në Belgjikë ju fton të gjithëve që më 4 mars 2017 të bashkohemi për të pëkrahur bokserin shqiptar nga Drenica Arif Krasniqi vs J.Silva.
Shkrimi i plotë nga Fitore Sopi:
Arif Krasniqi është një djalosh 28 vjeçar,i cili ndonëse i lindur dhe i rritur në Belgjikë, nuk e harroi asnjëherë atdheun dhe kombin e vet.Arifi është me prejardhje nga Drenica, jeton dhe vepron në qytetin Namur.
Qysh i vogël, Arifi tregoi interesim të madh për sportin bujar të boksit duke dëshmuar që nga fillimi se është talent i madh, ka guxim e zemër të vërtetë shqiptare dhe në ring luan me pjekuri e mjeshtri të madhe. Tani ka tetë vite që merret me boks profesional në verzionin MMA (free fight) duke shkëlqyer me fitore të shumta.
Sot, ky djalosh ka arritur të bëhet bokser me renome në Belgjikë dhe i njohur në Europë dhe në mbarë botën. Nga dashuria dhe vetëdija e madhe për atdhe e për komb, Arifi me krenari bartë flamurin kombtar shqiptar në meçet e tij të boksit duke u mburrur që është shqiptar dhe me shkëlqimin e tij duke na shtuar krenarinë të gjithë shqiptarëve në përgjithësi e diasporës në Belgjikë, në veçanti.Kjo po na gëzon të gjithëve dhe po na bën që të mburremi me këtë talent të rrallë.
Ne, si mërgatë shqiptare në Belgjikë dhe kudo që jemi, përmes të gjitha formave të organizimit tonë kujdes e vend të veçantë duhet t’iu kushtojmë afirmimit dhe përkrahjes së parezervë ndaj njerëzve tonë të rinjë, profesionistë e ekspertë në të gjitha fushat, pra edhe në sport, kulturë,teknologji, afarizëm, biznes etj. Si lobist të vyeshëm për mbarë diasporën dhe për kombin, kemi detyrë dhe obligim që të zbulojmë talentët e njerëzit tonë që zotërojnë aftësi të ndryshme profesionale. Këta të rinjë do t’i afrojmë, t’i organizojmë, t’ i ndihmojmë , përkrahim e mbështesim pa rezervë në rrugën e përsosmërisë së tyre profesionale drejt arritjes së majave të fitoreve të niveleve më të larta. Përkrahja dhe solidariteti ynë duhet të jetë prioritet ndaj rinisë së mërgatës sonë kudo në diasporë, prandaj kësaj rradhe ftoj mërgatën shqiptare në Namur, por edhe në Bruksel e në mbarë Belgjikën që të mobilizohen, të organizohen e t’i dalin në krah bokserit tonë të vyeshëm, Arif Krasniqi, i cili së shpejti do ta ketë një meç shumë të rëndësishëm për karrierën e tij në boksin profesional.
Siç po informoheni nga afishja, më datën 4 mars, 2017, bokseri ynë do të përballet me bokserin e njohur profesionist J.Silva.Meqi mbahet në vendin dhe kohën e shenuar në afishe. Është rast i shkëlqyeshëm që të organizohemi siç na ka hije e ta përkrahim këtë djalosh duke i dhënë zemër, krenari e dashuri; ashtu siç po na dhuron ai neve të gjithëve kënaqësi e krenari duke manifestuar shqiptarizmin dhe dashurinë e tij për kombin. Kjo do të ishte më e vogla punë që mund ta bëjmë ne. Një borgj të vogël ndaj këtij shqiptari të madh. Ju ftoj që me flamuj shtetror të Kosovës dhe flamuj kombtar shqiptar të marrim pjesë në këtë meç e ta kthejmë në një manifestim sportiv duke treguar civilizim e kulturë të lartë shqiptare. Kështu do të kënaqeshim të gjithë dhe do ta gëzonim pa masë e do t’i jepnim krahë Arifit tonë për fitore drejt majave të boksit botëror.
Për çdo pyetje apo informatë mund të na shkruani këtu, në faqen tonë Lobi Euroatlantik Shqiptar – Belgjikë, ose t’i drejtoheni Arifit në profilin e tij në facebook. #go