Takim me autorin Pajtim Statovcin, për një bisedë letrare!
Insituti Shqiptar në New York dhe Scandinavia House New York organizojnë një bisedë letrare me autorin e shumë-famshëm Pajtim Statovcin.
“Ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bashkoheni me ne për këtë mundësi të rrallë për të qenë pjesë e kësaj bisede dhe për të takuar personalishit autorin e mirënjohur Pajtim Statovcin”, thuhet në njoftimin e Institutit Shqiptar në New York (Albanian Institute New York).
Shkrimtari shqiptaro – finlandez i lindur në Kosovë Pajtim Statovci – i cituar nga e përditshmja New York Times si “dhurata e tij letrare janë të mrekullueshme”, do të bashkë-bisedojë me komunitetin rreth romanit të tij të fundit Crossing. Ky roman flet për identitetin, mërgimin, luftën dhe dashurinë.
Ngjarja mbahet më 8 Prill 2019, nga ora 19:00 në SCANDINAVIA HOUSE, 58 PARK AVENUE, NEW YORK, NY 10016.
***Pajtim Statovci është një novelist shqiptaro-finlandez. Ai është shpërngulur në Finlandë, në moshën 2 vjecare bashkë me familjen e tij. Romani i tij i parë fitoi lavdërime nga Neë York Times, The Guardian, Neë Yorker dhe i fitoi çmimin prestigjoz të letërsisë Helsingin Sanomat për romanin më të mirë debutues dhe çmimin e Shkrimtarit të vitit të vitit 2018 në Helsinki.