Të festojmë së bashku Festën e Flamurit
Manifestim kulturor për 28 nëntorin dhe për vitin mbarëkomëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Për shkak të mbylljes së Qendrës Kulturore të Kosovës në Malmö, Qendra Kulturore Shqiptare “Okarina”, e cila ishte bartëse e aktiviteteve kulturore në kuadër të asaj qendre, fton të gjitha shoqatat dhe bashkatdhetarët në Suedi për të marrë pjesë në shënimin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Përvjetorit të 106-të të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit tonë Kombëtar dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar-Adem Jashari.
Ky manifestim organizohet nga Qendra Kulturore e Shqiptare “Okarina” në bashkëpunim me komunën e Landskronës dhe të gjitha asociacionet kulturore, individë edhe aktivistë, të cilët ishin planifikuar të marrin pjese në këtë manifestim në kuadër të Qendrës Kulturore të Kosovës në Malmë.
Programit festiv do t’i paraprijë një diskutim i nivelit akademik lidhur me rëndësinë e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit.
Në këtë manifestim planifikohet të marrin pjesë përfaqësues dhe udhëheqës politikë të qytetit të Landskronës, parlamentar nga Parlamenti i Suedisë, përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës, si dhe mysafirë e veprimtarë të ndryshëm nga Danimarka dhe vendet e tjera Skandinave.
Manifestimi mbahet të premten, më 23 nëntor 2018, duke filluar nga ora 18:00,
Në lokalet e “Folkets Hus”, në Landskrona.
Adresa: Säbygatan 16, 261 33 Landskrona. HYRJA FALAS.
Skriv ett meddelande …