Unifikimi i faktorit Shqiptar ne Gjermani
UNIFIKIMI I FAKTORIT SHQIPTAR NE GJERMANI
Ideja e bashkimit dhe unifikimit te mergates shqiptare eshte e vjeter, aq sa edhe vete mergata. Per fat te mire, kjo koheve te fundit nuk ka vetem ide e disa veprimtareve dhe shoqatave, por ideja e tille ka marre perkrahje edhe nga shume personalitete te mergates sone, shoqata e klube te ndryshme, intelektuale, afariste e mergimtare te shumte. Kjo ide e rendesishme ka marre nje perkrahje te fuqishme edhe nga Ministria e Diaspores, e cila eshte zotuar se do te perkrahe nisiativa te tilla qe fuqizojne unifikimin e mergates sone.
- Fillimisht do te perqendrohemi ne tri shtylla kryesore:
1)Ruajtjen e identitetit dhe kultures kombetare;
2) Zgjerimit te rrjetit te shkollave me mesim plotesues ne gjuhen shqipe;
3) Integrimin e Komunitetit Shqiptar ne jeten shoqerore Gjermane, por edhe ndihmen qe ne mund t´i japim Atdheut tone ne cdo forme te mundshme.
Në sherbim te keti qellimi, shoqatat:
- Shoqata Shqiptaro-Gjermane Münsterland – Münster
- Unioni Gjermano Shqiptar për Integrim –Essen
- Shoqata Kulturore Integrative Identitet-Düsseldorf
- Shoqata Shqiptaro- Gjermane “Doruntina” ne Holzminden
- Shoqata Shqiptaro-Gjermane “Abetarja” ne Hannover
- Unioni i Intelektualeve Shqiptare ne Mergate ne Hameln
FTOJNE: Mergimtare, intelektuale, perfagesues të shoqatave, klubeve, unioneve e bashkesive, si dhe të gjithe individet apo personalitete qe mund ta ndihmojne kete nisme, qe te takohemi dhe se bashku te kontribuojmë per te miren e perbashket.
Shoqatat e siperpermendura ftojne te kemi nje ze te perbashket, kerkese kjo edhe e institucioneve dhe organeve gjermane qe shqiptaret te kene nje ze te perbashket ne gjithe Gjermanin.