Vatra Tampa dhe Bashkësia Shqiptare e Tampa BAY festojnë 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Vatra Tampa dhe Bashkësia Shqiptare e Tampa BAY në Florida të SHBA’së festojnë 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2017.

Sipas njoftimit të tyre, thuhet se në manifestim do të këndojnë këngëtarërt Muhamet Sejdiu, Besim Limani dhe Zj. Sadete Shkodra.

Njoftimi i plotë:

Njoftohet Komuniteti Shqiptar në Tampa Bay se Vatra Tampa dhe Bashkësia Shqiptare ne vijim të traditës do të festojnë Përvjetorin e 9-të të Pavarësisë së Kosovës Ditën e Premte, 17 Shkurt 2017, në orën 7:00 pm deri 12:00am.

Ne kete perkujtimore special nga Kosova kengetari i mirenjohur Muhamet Sejdiu, Besim Limani dhe Zj. Sadete Shkodra qe gjithmone jane me ne dhe sintisti i njohur Valbon Ebibi.

Bileta e Hyrjes:
$50. 00 për të Rriturit
$25.00 për Fëmijët nën 12 vjec.