William Walker shkon në Zvicër, takohet me mërgimtarët shqiptarë

Ambasadori William Walker do të takohet me mërgimtarët shqiptarë në Cyrih të Zvicrës. Takimi do të mbahet në Qendrën Kulturore të Kosovës.

“Të enjten me 19 Janar nga ora 19.00 do të kemi mysafir nderi z. William Walker në Qendren Kulturore të Kosovës. Të gjithë jeni të mirëseardhur. Adresa është Eugen-Huberstrasse 19a, Zürich- Altsetten.”, thuhet në njoftim të Qendrës Kulturore për Diasporë e Mërgatë – Zvicër.

Gjatë ditës Walker do të ketë edhe një vizitë edhe në shkollën “Benedict” në Cyrih.