FESTA E NACIONEVE NË ZUG

SH.K.A „Dardania“ nga Winterthuri prezentohet në festën e nacioneve të qytetit të Zug-ut

Në vazhdën e aktiviteteve të saja tash e 23 vite të kësaj qendre kulturore me seli në Winterthur të Zvicrës, javën që po vjen, pikërisht më 9 shtator nga ora 14:00, anëtarët e kësaj shoqërie do të ngjiten në skenën e improvizuar nga qyteti i Zug-ut,  për tu paraqit me një program të zgjedhur të traditës dhe kulturës sonë kombëtare dhe për të promovuar vlerat dhe kulturën tonë përmes valles dhe këngës, interpretuar nga grupi i fëmijëve të SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthur, në bashkëpunim me shoqatën „Zambak“ nga Zugu, si herëve tjera.

Edhe këtë vit kanë bërë përgatitjet e duhura dhe në ditën e caktuar do të jenë prezent karshi shumë nacioneve tjera që veprojnë dhe jetojnë në Knatonin e Zug-ut e gjetiu, kurse me ushqimet tona tradicionale do të kujdeset shoqata „Zambak“, për të tregua vlerat kulturore  dhe shijet e ushqimeve  tona kombëtare edhe këtu në diasporë.

Pa dyshim se edhe vetë qyteti dhe kantoni Zug, ka plasuar me kohë informacionet e duhura ku i ka dhënë një hapësirë të madhe kësaj feste të të gjitha nacionaliteteve në mbështetje të integrimit dhe kujdesin për vlerat e secilit që jeton dhe vepron në këtë Kanton, ku shqiptarët janë një komunitet mjaft i organizuar në këtë qytet të Zvicrës.

Manifestimi mbahet më: 09 shtator 2017, nga ora 14:00, pjesa e komunitetit shqipëtar në: (Landsgemeindeplatz / Vorstadt / Gärbiplatz) buzë liqenit.

Info: 079 672 41 82 dhe 079 563 12 06