Fillon periudha e regjistrimit për votuesit e Diasporës

Procedurat për regjistrim dallojnë për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar në regjistrin civil dhe atyre që nuk kanë janë të regjistruar në regjistrin civil. Varësisht, prej grupit që përkitni, ndiqni hapat në vijim.

KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR ka publikuar këtë njoftim rreth procesit të regjistrimit për votim jashtë vendit.

30 gusht – 10 shtator 2019

Nëse jeni qytetar i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo nëse jeni regjistruar suksesshëm për votim përmes postës në zgjedhjet e fundit:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës:Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovë

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse. Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Email: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected];

Fax:+ 381 (0) 38 213 200

Postë:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës

Posta 6, kutia postare 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Nëse nuk jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës: Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse. Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit dhe dokumentet të cilat e vërtetojnë se ju keni të drejtë për të qenë shtetas i Kosovës.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Email:[email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected];

Fax:+ 381 (0) 38 213 200

Postë:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës

Posta 6, kutia postare 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmese-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete përmespostës elektronike personale (e-mailit).

Ju njoftojmë se aplikacionet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar që përmban të njëjtin mbiemër, e jo edhe për persona të tjerë. Nëse dërgoni aplikacione për personat jashtë rrethit të ngushtë familjar, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen!