Fillon periudha për votim jashtë vendit: Si duhet të votoni [Udhëzim]

Nga data 4 nëntor 2017, të gjithë pjesëtarët e Diasporës Shqiptare të regjistruar me sukses përgjatë periudhës 16 korrik deri më 23 gusht 2017 për zgjedhjet lokale në Kosovë, kanë mundësi që të votojnë për raundin e dytë për kryetar të komunave ku zhvillohet balotazhi. Këtë here, ata duhet vetëm t’a dërgojnë zarfin me fletëvotim. Andaj, ky shkrim jep detajet se di duhet votuar nëse jetoni jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, periudha e votimit për votuesit jashtë Kosovës ka filluar nga data 4 nëntor 2017, ku fletëvotimet duhet të arrijnë në adresën e KQZ-së në fahun postar, më së voni deri më datën 17 nëntor 2017.

Përgjatë kësaj periudhë, votuesit do të kenë mundësi që të votojnë duke dërguar pakon me fletëvotim përmes postës në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Si duhet të votoni:

  1. Fletëvotimet për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës http://www.kqz-ks.org/sq/fletevotimet-per-raundin-e-dyte-te-zgjedhjeve-per-kryetar-komune-2017
  2. Udhëzimin se si të votohet: Ju lutem lexoni me kujdes kriteret e zotësisë juridike. 

Ndërsa për informatën njoftuese rreth Periudhës së Votimit përmes postës, klikoni/ kopjoni linkun në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit.

Në fletëvotim janë dy kandidatë, që në raundin e parë kanë fituar numrin më të madh të votave. Ju duhet të shënoni  njërin nga Kandidatët. Pasi që ta bëni këtë, fletëvotimin e plotësuar e vendosni në zarfin e fshehtësisë të pranuar përmes postës ose në një zarf tjetër të pa shënuar dhe mbylleni.  Kjo do të ruaj fshehtësinë e votës tuaj.

Zarfi i fshehtësisë i mbyllur dhe kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendosen në zarfin e kthimit me adresë të shtypur të KQZ-së ose në një zarf tjetër ku të shënohet adresa e KQZ-së.

Nëse ju dërgoni pakon me fletëvotim pa ndonjë dokument identifikues brenda sa, pakoja juaj do të refuzohet nga ana e Komisionit. Po ashtu, nëse ju e dëshmoni dokumentin tuaj të identifikimit, siguroheni që të jetë i vlefshëm.

KUJDES: Të drejtën për të votuar përmes postës kanë votuesit e komunave si në vijim: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. VËMENDJE: Nuk përshihen fletëvotimet për kryetar të komunave për Komunën e Istogut, Komunën e Kamenicës dhe Komunën e Obiliqit, për shkak të procesit të ankesave. Posa të përfundoj procesi i ankesave, fletëvotimet për kryetar të këtyre tri komunave do të postohen në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017 kishte pranuar 11 mijë e 813 aplikacione për regjistrim, me ç’rast janë aprovuar 10 mijë e 478. Nga aplikacionet e aprovuara, 7 mijë e 621 fletëvotimi kanë arritur në adresën e KQZ-së./Germin/