Liza Gashi mbi punën e organizatës “Germin” [Intervistë]

Liza Gashi, një prej themeluesve të organizatës, “Germin” ishte e ftuar më 3 nëntor 2017, në emisionin “VOA – Zëri i Amerikës”, me bazë në Washington D.C.

Gashi foli mbi rolin e diasporës shqiptare, rëndësinë e bashkëbisedimit të dyanshëm dhe progamet aktuale të organziatës Germin, e cila gjerë më tani ka tërhequr mijëra shqiptarë, që fillimisht të njihen, të komunikojnë dhe bashkëpunojnë virtualisht.

“Intervistë me një prej themeluesve të organizatës, “Germin”, Liza Gashi. “Germin” është një organizatë jo-fitimprurëse, e cila përmes portalit Kosovodiaspora.org ka tërhequr mijëra shqiptarë të Kosovës që të komunikojnë në internet mbi eksperiencat e tyre në jetën jashtë vendit”, thuhet në përshkrimin e Zërit të Amerikës.

Ju ftojmë ta ndiqni intervistën e plotë: http://https://www.zeriamerikes.com/a/4098863.html