Fokus Grupi në Bernë (Foto)
Germin organizoi më 2 korrik 2017 Fokus Grupin në Bernë të Zvicrës me sindikalistët shqiptarë, për të diskutuar për të drejtat politike dhe sociale të shqiptarëve jashtë vendit.
Germin falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit gjatë takimit në Bernë, Zvicër, i cili u mbajt më 2 korrik 2017.
Një falënderim i veçantë Sindikatës UNIA dhe aktivistëve shqiptarë të kësaj shoqate, të cilët na ndihmuan në organizimin e Fokus Grupit dhe për debatin mbi sfidat dhe mundësitë e diasporës në vendin amë.
Ne, kemi mbledhur shumë të dhëna të vlefshme, të cilat do të na ndihmojnë në zhvillimin e iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës. Ky është vetëm hapi i parë dhe ka ende shumë punë që duhet të bëhet. Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë.