Ftesë për pjesëmarrje në Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora 2019

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do ta organizojë Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora më 22 korrik – 24 korrik 2019.
Gjatë tri ditëve, sa do të zgjatë festivali, fëmijët nga diaspora do të kenë mundësi që talentin e tyre ta shpalosin në fusha të ndryshme si në art, muzikë, vallëzim, folklor e këndim.
Në ditën e parë, festivali organizohet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë (poetike).
Në ditën e dytë, festivali mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë (Koncert me këngë e valle) dhe
Në ditën e tretë, në kuadër të festivalit, organizohet një ekskursion njëditor me fëmijët nga diaspora.
MDIS-i fton mësuesit dhe përfaqësuesit e shoqatave ta bëjnë përzgjedhjen e fëmijëve për pjesëmarrje në këtë festival.

Afati i aplikimit: deri më 28 qershor 2019, në orën 16.00

Për më shumë informata, kontaktojini zyrtaren Sebahate Murturi, email: [email protected], [email protected]

Numri i kontaktues: 038/200-17017 dhe 038/200-17-044