Gjinekologia shqiptare Hatije Ismaili është vlerësuar si mjekja më e mirë në Slloveni.
Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili dekorohet sot nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në të gjithë Slloveninë”. Falë numrit të lartë të pikëve, ajo u shpall fituese e çmimit “Mjeku më i mirë i Sllovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për të gjithë shqiptarët.
Hatije Ismaili, lindi në Gostivar ku mbaroi shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – në atë kohë) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku ajo përfundoi vitin e tretë, ndërsa të katërtin ajo e kreu në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Pastaj vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka të Kroacisë. Ajo ka përfunduar specializimin e saj në gjinekologji ndërsa ajo punon dhe operon në Novo Mesto, Slloveni. Ajo është një doktoreshë e licencuar e mjekësisë, e specializuar në gjinekologji, me një përvojë të shkëlqyer dhe profesionale në fushën e urogjenekologjisë.
Në mediat sllovene ajo shpesh shihet si një model për integrimin e emigrantëve në shoqërinë sllovene që ka thyer stereotipet në veçanti për gratë emigrante që përceptohen si gra që kryesisht qëndrojnë prapa mureve të shtëpisë dhe nuk janë të arsimuara.
Pas studimeve për mjekësi në Kroaci, 16 vjet më parë ajo u transferua ne Novo Mesto, ku u angazhua me punë si gjinekologe në spitalin e përgjithshëm lokal, ku ajo ende punon dhe ku krijoi një familje.
Burimi: https://www.ocnal.com/2020/09/albanian-gynecologist-hatije-ismaili.html