“Gruaja për Gruan” në mbështetje nga Shoqata e Gruas Shqiptare në Kanada

Në Toronto, ditën e dielë më 29 janar 2017 Shoqata e Gruas Shqiptare në Kanada (Albanian Canadian Women’s Association) zhvilloi një mbrëmje të titulluar “Gruaja për Gruan” me qëllim bamirësie.

Zonja Remka Huruglica, Kryetare e Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kanada informoi Info-Montreal se organizimi i një eventi të një niveli të këtillë nuk ishte aspak i lehtë, por me qëllimin e tij për grumbullimin e fondeve dhe për të ndihmuar gruan shqiptare me të ardhura të pamjaftueshme në Kosovë dhe Shqipëri u bashkuan shumë përfaqësues, që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së saj.

Me ftesën e kryetares së shoqatës znj.Remka Huruglica në takim ishin personalite si Mark Jagg, një shkenctar dhe politikan i njohur, , Z. Toni Sufaj Kryetari i “Shoqatës Shqiptare Vatra në Mississauga” në Provincën e Ontarios, Z. Rikard Shpori ish-Kryetari i “Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal”, si dhe Z. Bes Ymeri Anëtar i Kryesisë së “Shoqatës së Bashkesisë Shqiptaro-Kanadeze” në Toronto, dhe shumë mbështetës të tjerë.

Të gjithë të pranishmit konfirmuan mbështetjen për shoqatën ‘’Gruaja për Gruan’’ si dhe për të gjithë nevojtarët e kësaj shoqate.

Të ftuarit u njohën gjithashtu me ekipin drejtues si dhe me disa nga projektet kryesore të kësaj Shoqate si dhe me punën e palodshme të zhvilluar deri më sot, duke u gjendur pranë grave që janë në nevojë.

Mbrëmja festive vazhdoi deri në orët e vona me këngë e valle, nga të gjitha trojet shqiptare të kënduar nga grupi (Toronto Boys) me  këngetarë Lorenzo Dushi e Sami Pacolli, të drejtuar nga muzikantët Shkelqim Tafaji dhe Gazmir Topciu.

Me këtë rast, Rikard Shpori u prit me nderime e përzemërsi nga të gjithë pjësëmarrësit e pranishëm, ku dhe nuk munguan duartrokitjet për të dhe një fotografi e përbashkët si kujtim.

Shkroi: Edmond Malo