Istra kremtoi 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Më 17.02.2017 realizuam kremtimin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizimin e të cilit këtë vit ia besuam Bashkësisë shqiptare të Novigradit.

Mysafirët tanë: z. Amir Haziri – këshilltar i ambasadorit të Republikës së Kosovës, znj. Giusepinna Rajko- nënprefekte e prefekturës së Istrës, z. Anteo Milos – kryetar i qytetit të Novigradit, znj. Katarina Nemet – kryetare e ansamblesë së qytetit te Novigradit, z. Tom Kaçinari si dhe 50 bashkëkombas tanë patën rastin të përcjellin një film të shkurtër dokumentar mbi historinë e Kosovës dhe luftën e saj për liri, që nga sundimi otoman deri në shpalljen e Pavarësisë te përgatitur nga anëtari dhe shoku ynë z. Viktor Ramaja.

Falenderojmë gratë shqiptare të Novigradit të cilat përgatiten gatimet dhe ëmbëlsirat të cilat u konzumuan në koktejin e rastit. Shoqërimi ynë vazhdoi në lokalin Lungo Mare në Novigrad ku na u bashkangjitën artistët e folklorit shqiptar “Vëllezërit Ukaj”. Me tingjujt e melosit shqiptar dhe në një atmosferë fantastike, shoqërimi ynë vazhdoi deri në orët e mengjesit! Falemnderit Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Novigradit për organizimin  dhe mikpritjen që na  bënë!