Kë e pengon Diaspora shqiptare- Reagim ndaj Gazetarit Valon Syla
Në një debat (i zhvilluar më 10.07.2018) në emisionin Rubikon ku debatohej tema për diasporën, gazetari Valon Syla e quajti diasporën primitive dhe deshi ta ndaj në: Xhaka e Shaqiri, & Co, dhe ne të tjerët, kjo është një qasje shoviniste, fatkeqësisht.
Republika e Kosovës pranon në vit afro 1,5 miliardë euro të hyra, po aq sa është edhe buxheti shtetëror. Kjo është zyrtarisht, por çka vjen përtej kësaj. Për këtë punë tanimë kërkojmë shërbime kualitative. Ky është argumenti kyç ku haptas dihet se pa diasporën nuk ka jetë në Kosovë. Pa pasur nevojë të theksohen dhjetëra vite më parë bile edhe para vitit 1990. Sipas gazetarit Valon Syla diaspora ka ende te menduarit e viteve 90!
Çka ka të keqe këtu, a nuk është gjendja edhe sot sikur ne vitet 90 kështu?
A nuk dëshirojnë shumica e te rinjve ta lëshojnë Kosovën?
A nuk ka Papunësi mbi 30 %?
Po me shëndetësi si është puna?
A nuk janë institucionet e kapura? Kësaj radhe nga heronjtë e luftës e dështakët e paqes.
Po gazetaria është më mirë? Apo varet mos po i jap Politika ndonjë reklamë?
I vetmi dallim është se nuk është Serbia këtu, sepse përndryshe gjendja nuk është as e mësuesit,
as e nxënësit, as e mjekut, as e bujkut, as e studentit, pensionuarit, akademikut etj etj më e
mirë se në vitet 90.
Prandaj Valon Syla ka te drejtë sepse diaspora nuk ëndërron sikur ky gazetar që mbante
syze rozë. Duam të besojmë se ky gazetar nuk është i informuar. Diasporë shqiptare ka
prej punëtorit të krahut, baballarëve të Xhaka, Shaqiri & Co e deri në Bundeskanzleramt e
Parlament Evropian.
Diaspora e sheh Kosovën ashtu siç është, pa ngjyrë, pra bardh e zi, ashtu siç të panë ty e
gjithë Kosova.
Tendenca për të përqarë diasporën në dy klasë është qëllimkeqe sepse punëtori normal që
jeton në shtetet e perëndimit paguan tatimin, është mirë i integruar, e mbanë familjen në
Kosovë dhe në vendin ku jeton, me fjalë të tjera është hero i kohës siç janë heronjtë që ranë
në mbrojtje të atdheut.
Fondacioni i bizneseve në Bavari Besa, në mbledhjen e kryesisë së mbajtur me datë
11.07.18 shprehë indinjate te thellë ndaj sulmit verbal që i është bërë Liza Gashi-t, Drejtoreshë
e Germin-it.
Fondacioni ka rreth 110 kompani me rreth 3000 të punësuar. Nuk kemi besuar se të paktën gazetarët janë kundër diasporës, sepse këta të paktën duhet njohur gjendjen reale në terren. Apo mos ndoshta organizimi i një Konference 4 ditore nga Germin e ka trembur dikë? Kë e pengon organizimi i diasporës?
Luteni ta shpërndani reagimin tonë.
Me nderime
Ilir Seferi München datë 11.07.2018
Besa Foundation e.V. München