Lidhja e Diasporës Globale Shqiptare

GERMIN është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2014 dhe sot është organizata udhëheqëse për angazhimin e Diasporës Globale Shqiptare.

Për këtë, ne jemi shumë krenar dhe të lumtur të nisim së bashkë me Shoqatën Shqiptaro-Amerikane të Massachusetts në SHBA, kampanjën e parë online për mbledhjen e fondeve për të promovuar më shumë Diasporën Shqiptare, duke shpresuar që shumë prej jush do të përkrahni nismat tona aktuale, dhe ato të së ardhmes.

Germin kërkon të krijojë një bashkëpunim midis komuniteteve që jetojnë jashtë dhe vendeve të origjinës, duke ofruar programe dhe mjete për lehtësimin dhe forcimin e dialogut në lidhje me: (i) Kornizën Institucionale për Angazhimin e Diasporës (E drejta e votës, etj.); (ii) Kultura dhe Edukimi Shqiptar; (iii) Rrjetet profesionale dhe shkëmbimet; (iv) Rrjetet e Biznesit dhe Investimeve; dhe (v) Filantropia e Diasporës Shqiptare.

Për më shumë informacion rreth Germin ju lutem vizitoni


Gjatë ditëve në vijim do të ndajmë më shumë informacione specifike për programet e Germin.
Ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe ne presim me padurim lidhjen dhe bashkëpunimin në mes të Shqiptarëve anembanë botës.