Konferenca Diaspora Flet hap punimet – mbledh profesionistë shqiptarë nga e gjithë Bota

Konferenca katërditore Diaspora Flet, organizuar nga organizata joqeveritare Germin, ka nisur sot punimet e saj në Prishtinë. Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në këtë format në Kosovë si dhe është pjesë e nismës për Dialogun e Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që implementohet nga Germin.
Konferenca e sotme ka arritur të bashkojë afro 170 pjesëmarrës, që të gjithë profesionistë të fushave të ndryshme nga diaspora shqiptare, me origjinë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqdonia së bashku me përfaqësues të institucioneve publike të këtyre tre vendeve të Ballkanit Përendimor.
Drejtoresha e programeve në Germin, Liza Gashi, foli për synimin e kësaj organizate që të bashkojë diasporën shqiptare, dhe përvojat e profesionistëve të cilët kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme deri në sukseset e tyre jashtë vendeve të origjinës t’i përjcellë tek brezat e rinj, por edhe duke e bërë diasporën pjesë të krijimit të poliitkave në vendet e tyre të origjinës marrë përbazë potencialin që ka dhe kontributin që përherë e ka dhënë dhe është e gatshme që ta jap diaspora shqiptare për vendin e origjinës.
“E di që shumë shpesh juve ju shohin si pare sepse kjo është mënyra qysh është përceptuar diaspora, por për neve ju jeni truni dhe mendja që i duhet këtij vendi dhe vendeve tuaja. Sot në publik dokeni krejt si VIP, por ne e dimë që rrugëtimet kanë qenë dhe janë me shumë sfida, por po ju kërkojmë që këto rrugëtime me i nda me neve sepse të rinjtë e këtij rajoni kanë nevojë për storie pozitive dhe me kuptu që sfida ka gjithmonë por ato nuk janë të patejkalueshme. Ne si Germin e shohim vetën duke forcu angazhimin e diasporës në bazë të këtij skenari”, ka thënë Gashi. Fjalimi kryesor në ceremoninë hapëse të Diaspora Flet u mbajt nga eksperti i njohur ndërkombëtar për cështje të diasporës Kingsley Aikins, themelues dhe drejtor ekzektiv i Diaspora Matter, njeriut që ia mblodhi Irlandës 250 milionë dollarë në Fondin për Irlandën, nga rrjetëzimi i profesionistëve nga diaspora, dhe me qëllim të rimëkëmbjes së Irlandës gjatë problemeve të saj me veriun.
Aikins në fjalimin e tij hyrës foli për rëndësinë që diaspora ka për vendin e origjinës dhe anasjelltas. Ai ka treguar shembuj konkret të shteteve që kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme si ekonomike, teknologjike, prodhimtari, e fusha të tjera, pikërisht duke shfrytëzuar potencialin e diasporës. Shtetet si Irlanda, Izreali, Kina dhe India, sic tha Aikins, janë shembujt që duhet të ndiqen edhe nga shtetet shqiptare për të rimëkembur shtetin e tyre si profeisonalisht ashtu edhe ekonomikisht, pikërisht duke krijuar rrjetet e profesionistëve të diasporës. “Kur unë isha duke punuar [rastin e Irlandës] paratë lëviznin në mëyrë publike [nga organizata të ndryshme], tani paratë lëvizin nga sketori privat. 600 miliardë shkojnë përmes sistemit bankar përmes remitancave, dhe nëse shihen për shembull pasqyrat e parave të diasporës që shkojnë në shtetin e origjinës, këto para nuk i shkojnë shtetit por familjeve dhe ky është dallimi. Njerëzit që dërgojnë remitanca kanë kursime në shtetet ku jetojnë dhe nëse ato mund të mobilizohen për zhvillim sesa në konsumim do të bëheshin gjëra të mëdha”, tha Aikins duke folur ndër tjerash për rëndësinë e rikanalizimit të remitencave nga diaspora.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia me plane të përbashkëta për diasporën shqiptare

Në ceremoninë hyrëse të konferencës Diaspora Flet po ashtu në një panel të përbashkët diskutimi, për rëndësinë e krijimit të kontratës shoqërore mes vendeve të orgjinës, përmes politikës, si dhe diasporës së tyre kanë folur ministrat e diasporës së tre shteteve të Ballkanit Përendimor, ministri i Kosovës Dardan Gashi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko si dhe ai i Maqedonisë Edmond Ademi.
Që të tre ministrat folën për marrjen e detyrës së tyre si ministra të diasporës, projektet konkrete por edhe vizionet e tyre. Megjithatë numëruan edhe sfida të cilat hasin në punën e tyre të përditshme. Në këtë drejtim, Ministri për Diasporë për Kosovën, Dardan Gashi gjatë konferencës njoftoi të pranishmit se që nga sot është rregulluar problemtika e kahershme që e ka preokupuar edhe diasporën me sigurimet e veturave që duhej paguar në kufijë e Kosovës. Gashi tregoi se sot është lansuar sistemi i pagesës së sigurimit online derisa ka njoftuar se është duke punuar edhe në drejtim të arritjës së marrëveshjeve të reja në drejtim të avancimit të shërbimeve për diasporën shqiptare. “Politikat kyce që ndjekim edhe me z. Majko është se diaspora është një dhe nuk ka ndasi mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tash edhe Maqedonisë. Ne kemi një marrëveshje me Shqipërinë që arsimi plotësues të jetë proces kulturor i përbashkët dhe tash do të krijojmë edhe dy programe për diasporën në TV-të tona pra RTK-në dhe TVSH-në. Ky nuk është premtim por ka gjëra konkrete, por edhe kërkesat e diasporës jemi duke i marrë seriozisht dhe jemi në proces e sipër që të eliminohen krejtësisht problemet”, ka thënë Gashi.
Ministri i Shqipërisë Pandeli Majko ndërkaq njoftoi se Shqipëria në mandatin e tij për herë të parë ka miratuar Ligjin për Diasporën, Ligjin për Agjencinë për Diasporën si dhe ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Diasporën me periudhë 2018-2024. Megjithatë Majko kërkoi po ashtu nga diaspora që të jetë më e organizuar dhe të ketë agjendë të qartë ditore në mënyrë që bashkërisht secila palë të përmirsohet dhe të avancojë pozitën që ka, duke pohuar se ka mangësi edhe sa i përket njohurive të politikanëve se si të adresojnë cështjet e diasporës sepse vetë diaspora është e ndryshueshme. “Ajo pse jam këtu sot është të ndajë eksperiencat që ne jemi duke zhvilluar dhe mendoj se ne kemi shumë sfida përpara. Për mua të qenruit i ministër i diasporës është një gjë kontraverse sepse diaspora nuk është cështje politike, dhe një qeveri duhet të prodhojë një ministër diaspore për të qenë kujdestari një grupi që nuk ka raport të mirëfilltë politik me qeverinë dhe vendin e ve. Sa është e majtë është edhe e djathtë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e kthejmë nga mekanizëm ndihmës në një mekanizëm që mund të krijojë problematika”, ka thënë Majko duke theksuar se baza ligjore është ajo e cila krijon qëndrueshmëri sa i përket punës së qeveritarëve dhe pasuesve të tyre, për të punuar për diasporën.
Një situatë pak më ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria është në Maqedoni e cila ka diasporë të dy etnive shqiptare dhe maqedonase. Ministri Edmond Ademi, i cili është ndër ministrat e pakët me orgjinë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, përvec se duhet të trajtojë cështjen e diasporës shqiptare, duhet të trajtojë edhe atë të diasporës me etni maqedonase. Ministri Ademi është ministri i parë i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë, ngase kjo minsitri ishte krijuar vetëm vitin e kaluar, dhe tani po punon në Strategjinë e parë Kombëtare për Diasporën. “Për shkak të sensitivitetit etnik të qytetarëve tonë që jetojnë jashtë, për 27 vite Maqedonia s’ka pas bashkëpunim me diasporën dhe as ligj për diasporën dhe nuk ishte vështirë të konstatohet kjo qysh në ditën e parë, dhe mu në ditën e parë e formova grupin punues për të përpiluar në strategji kombëtare me katër shtylla: të drejtat politike dhe administrative; aspektet ekonomike; arsim, Shkencë dhe teknologji si dhe kulturë”, ka treguar Ministri.
Të tre ministrat treguan se janë duke bashkëpunuar ngushtë në kuptim të bashkëdyzimit të forcave sa i përket diasporës së përbashkët shqiptare si dhe presin që në takime të radhës të nënshrkuajnë edhe marërveshe të reja në këtë drejtim. Në fund të diskutimeve përfaqësues të diasporës shqiptare patën mundësi të bëjnë pyetje për ministrat si dhe të marrin përgjigje direkte prej tyre. Ky është edhe synim i Germin, që të lidh diasporën me institucionet publike dhe të avancojë pozitën e diasporës si pjesë të pandshme e shoqërisë dhe pjesë e krijimit të politikave të vendeve të tyre të origjinës. Konfernca Diaspora Flet do të vazhdojë deri të dielën, derisa neser do të mbahet dita e dytë Diaspora Flet në Kuvend, e ku do të mbahet seanca e përbashkët parlamentare mes diasporës shqiptare dhe Kuvendit të Kosovës.