Kultura si masë parandaluese kundër radikalizimit
Shkruan: Migjen Kajtazi
Në Zvicër, ka dekada të tëra që jetojnë komunitete me identitete e me stil të jetës të ndryshëm. Këto komunitete janë në kontakt në mes veti dhe me popullsinë autoktone zvicerane e cila po ashtu nuk është kompakte po e përbër nga komunitete. Ardhja e komuniteteve të reja në realitetin zviceran shpeshë herë përcillet me një llojë ngurrimi apo paragjykimi që ndikon në vendosjen e frikës së ndërsjellët dhe së fundi ushqen një mbyllje në vetëvete të komuniteteve.
Komuniteti shqiptar ka dekada të tëra që jeton dhe punon në Zvicër, po mos të harrojmë që për popullsinë vendase dhe për komunitetet tjera që jetojnë në Zvicër, komuniteti shqiptar mbetet ende shumë i panjohur. Në fakt në të gjitha statistikat zyrtare, pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë figuruar si shtetas jugosllav dhe një që dihet që nismat për t’u dalluar haptas nga popullsitwë tjera të ardhur nga Jugosllavia kanë filluar me vendosjen e kërkues azilantëve shqiptarë të Kosovës pas demostratave të vitit 1981 në Kosovë. Ky numër i vogël shqiptar i kërkues azilit edhe pse kanë bërë një punë të madhe për ta bërw të njohur çështjen shqiptare në Zvicër, po situata që ka mbretëruar në Kosovë ka imponuar që forca dhe angazhimi i komunitetit të oriontohet për ndihmë së pari familjare e për organizim të shoqërisë shqiptare në Kosovë.
Pas luftës në Kosovë, te komuniteti shqiptar në Zvicër u ndjeh një frymë e re e lirë, me vizione e me projekte që përkojnë me situatwn në të cilën gjendet komuniteti jonë.
Filluan organizimet e reja, të shoqatave me qëllime të realizimit të aksioneve në fushat kulturore, artistike, shkencore, sportive apo humanitare.
Krahas këtij organizimi, interesimi dhe kurreshtja e zviceranëve të njohin edhe më shumë komunitetin ndër më vital në Zvicër u shtua. Ashtu siç u shtuan kontaktet dhe vizitat e tyre në Kosovë.
Po paralelishtë ashtu pa hetuar, filluan të shfaqen dukuritë për të cilat nuk kishum dëgjuar shumë apo për dukuri që ishin të fshehur dhe ishin mbetur nën hijen e situatës që mbretëronte në Kosovë para dhe gjatë luftës.
Dukuri si radikalizimit të rinjëve shqiptarë apo shfaqja e dukurive si dhuna në familje.
Dukuria e radikalizimit të të rinjëve shqiptarw në Kosovë dhe Zvicër ishte, është dhe do jetë temë dhe sidomos situatë që kërkon shumë angazhim të gjithëanëshëm të komunitetit tonë qoftë në Zvicër apo në Kosovë.
Dukuria e radikalizimit të rinjëve në Zvicër kërkon analizë, shpjegim, angazhim, informim qoftë pranë dhe me komunitetin tonë qoftë me popullsinë zvicerane.
Kontaktet të drejtëpërdrejta janë si mundësi më e mirë për t’u njohur. Po për të pasur kontakte, duhet që të krijojmë raste të tilla për njohje reciproke. Është një proces që kërkon tolerancë, kohë dhe shumë energji në njohjen reciproke në kontestin e llojshmërisë kulturore. Po rezultat e këtij dialogu do shihet si pasuri ndërkulturore si formë më e mirë për të luftuar të gjitha format e radikalizimit dhe përjashtimit!
Lufta kundër radikalizimit kërkon jo vetëm të mbrojtjes të drejtave fundamentale po të shfrytëzimit të këtyre të drejtave qoftë në mes kulturës, të njohurive të ndryshme, të edukimit etj, si forma më jetike të funsionimit demokratikë të një shoqërie.
E gjithë shoqëria apo komuniteti është i shqëtësuar nga radikalizimi dhe jo vetëm një pjesë që konsiderohet potencialisht e rrezikuar. Bëhet fjalë për të rinjtë që mund të jenë viktimë e të panjohurave që sjellë radikalizimi në emër apo për emër të ndonjë ideologjie!
E rëndësishme është të reagohet herët dhe atë me të rinjtë.
«Arti dhe teatri kanë qenë gjithmonë instrumente të propagandës ». E përdorimi i kulturës për të parandaluar shfaqjen e radikalizimit është një formë që i mundëson të rinjëve të rritur në Zvicrën shumëkulturore të marrin edhe përgjigjje në pyetje që munden t’i kenë sa i përketë identitetit të tyre. Fjala « Kulturë » çfarë kuptimi merr në shoqërinë shumë kulturore që i riu Shqiptar-Zvicran rritet?
- Në kuptimin e parë të fjalës, kultura mundet të funksionojë si urë lidhëse në mes kulturave, mundëson takime nxitëse për një njohje e mirëkuptim të ndërsjellët;
- Në kuptimin e dytë të fjalës, fjala kulturë duhet të kujdesët që të mos shëndrrohet si shkakë për të justifikuar një mospërfillje dhe të krijojë pasoja për komunitetet;
- Në kuptimin e tretë të fjalës, fjala kulturë në kontestin shumë kulturorë duhet të shikohet si zgjedhje e problemeve e jo si problem në vetëvete.
Ajo çfarë dihet tani për procesin apo për shfaqjen e radikalizimit të të rinjëve është se ky proces bëhet në nivel lokale dhe në nivel lokal duhet të bëhen masat parandaluese. Autoritetet shtetërore munden të bëjnë vetëm një pjesë të punës qka ka të bëjë me parandalimin po pastaj i takon shoqatave apo strukturave tjera shoqërore të kontribojnë të krijojnë largimin e keqkuptimeve dhe të nxitë marrëdhënie për të nxitur aktivitete të një edukimi joformal.
Në këtë prizëm të prandalimin të shfaqjeve të dukurive të radikalizimit, Teatri Shqiptarë Kurora me seli në Nyon të Zvicrës është duke realizuar një projekt të titulluar « Me shku në Mars» .
Në kuadër të projektit janë parashikuar realizimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me informimin e të rinjëve, realizim të punëtorive teatrale, realizim të tryezavë të rrumbullakët duke ftuar specialistë në fushën e parandalimit të dukurivë negative në shoqëri.
Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve, teatri Kurora organizon një tryezë të rrumbullakët me 10 maj 2019 në sallën e fraternitetit në Lozanë të Zvicrës në ora 18h.
Programi do fillojë me shfaqjen e një pjesës teatrore në gjuhën frenge me titull « Me shku në Mars – Partir sur Mars » të shkruar nga Migjen Kajtazi. Pjesa e vogël teatrale bazohet në dialog në mes një studenti dhe profesorit. Studenti e njofton Profesorin që do shkojë në Mars. Profesori i përgjigjet Studentit që vendimi për të shkuar në pushime në muajin mars është vendim i mirë se është sezonë që nuk kushton shtrejtë dhe ka destinacione të mira turistike edhe në Evropë, dialogu merr pak kohë deri sa profesori e kupton që flitet për projektimin e të riut për të shkuar në planetin Mars… dialogu vazhdon… në pjesë teatrale nuk përmendet lufta, po ndër rreshta kuptohet që flitet për luftë. Marsi është marrur si figurë mitologjike që simbolizonë në fakt Perëndinë e Luftës … po ashtu edhe përshkrimet tjera në pjesën teatrale kanë simboliken e vetë lidhur me vendimet e të rinjëve për të marr pjesë në projekte që në faktë nuk janë të tyre.
Pjesa teatrale shërben si përgatitje për t’u futur në temën e parandalimi të radikalizimit të shtjelluar nga pjesëmarrësit. Tryeza e rrumbullakët do mbledhë këta specialistë :
Zotëri Philippe Gitz, ish polic në kantonit Vaud dhe njëherit mësimëdhënës për të drejtat e njeriut;
Zonja Catarina pereira, psikologe, presidente e shoqatës e etnopsikiatrisë në Gjenevë;
Zotëri Pascal Gemberli, sekretar i shoqatës të Unionit të Muslimanëve të kantonit Vaud – UVAM;
Moderator i tryezës është Zotëri Olivier Meuwly, shkrimtar, historian;
Projekti është i mbështetur nga strukturat e konfederatës dhe klubi i UNESCO-së të Lausannës.
Për më shumë informata lidhur me projekin ju mundeni ta kontaktoni Zotëri Visar Qusaj në numërin e tel 0793596517 apo në adresën elektronike : [email protected].
Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it. Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.