Lidhja me diasporën, mekanizma të ndryshëm e të zbatueshëm me lehtësi
Aneta Mihali Xhiku ka dy muaj që është kthyer në Shqipëri. Pyetjet ‘kur ke ardhë’ apo ‘sa do të qëndrosh’ janë pothuajse gjithmonë të pranishme kur bisedojmë me diasporën tonë. Në një bisedë të tillë me dikë në Tiranë, bashkëbiseduesi i Anetës do priste që Aneta të iu përgjigjej me një datë. Mirëpo, Aneta ka lënë Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer në Shqipëri të jetojë, si e quan ajo, kapitullin e katërt të jetës së saj. Në vizitën e parë të saj në Kosovë, ajo tregoi të pranishmëve që për qëllim ka që njohuritë e saj dhe profesionalizmin t’i fokusojë në Kosovë e Shqipëri. Mesazh ky për diasporën, që pavarësisht vështirësive logjistike për të u kthyer, sot kthimi është mundësi. Në fakt, në raste të shumta kthimi është situatë me shumë fitimtarë. Ne jemi mësuar të portretizojmë diasporën tonë si një klasë punëtore me edukim të ulët eqë punojnë punë të rënda, mirëpo ky përceptim nuk është i mirëqenë. Mikra Krasniqikonteston këtë përceptim të gjeneralizuar, duke thënë që në fakt diaspora e cila e rrethonatë në Shtetet e Bashkuara janë njerëz të sofistikuar, intelektual e të integruar. Kthimi mund të rezultojë në një situatë me shumë fitimtarë pasi që këta njerëz bartin idebashkëkohore dhe eksperizë të re për rajonin në përgjithësi. Shumë nga ta, në vendin tonë mund të konsiderohen pionerë të fushave të tyre profesionale. Shembull i tillë është Aneta në fushën ligjore si menaxhere e të drejtës intelektuale si dhe Mikra që përbrenda një takimisugjeroi zgjidhje të shumta nga fusha e ekonomisë, për afrimin e diasporës me vendin tonë. Mikra Krasniqi, është ekonomist në departamentin ekonomik të qeverisë së shtetit të Maryland-it në SHBA. Nga lëmia e tij ai ritheksoi që vendet në zhvillim mbështeten shumë në remitancat dhe investimet e huaja direkte si burime financimi. Mekanizmi i ashtuquajtur‘Diaspora Bonds’ në gjuhën e ekonomisë, ia vlenë të konsiderohet për Kosovën. Të dy panelistët vlerësuan ekzistencën e një Ministrie për diasporë dhe sugjeruan që Shqipëria të e formojë një gjithashtu. Ky autoritet qëndron kompetent për zhvillimin e detajuar të një mekanizmi që formalizon remitancat dhe investimet e diasporës për edukim, shëndetësi apo shërbime publike. Gjatë gjithë kohës të dy panelistët përqonin një mesazh të qartë për publikun duke nxjerrë zgjidhje të shumëta që në implementim janë të thjeshta por kanë ndikim të lartë. Për fund,Mikra përmendi krijimin e një programi për shkëmbim të studentëve duke i koordinuar atame familje Shqipëtare në Shtetet e Bashkuara. Vetë Mikra personalisht do të priste studentë Kosovarë, po të ekzistonte një program i tillë. Në Shtetet e Bashkuara kanë një shprehje ‘talk the talk and walk the walk’ që në përgjithësi nënkupton që atë që e flasim duhet edhe ta bëjmë. Germin ka vepruar për atë që qëndron dhe me sukses ka organizuar takime në shumë qytete të Kosovës me qëllim të përafrimit të ideve dhe rrjetëzimit në mes diasporës sonë e të rinjëve Kosovarë. Të gjitha problemet e identifikuara si dhe zgjidhjet përkatëse janë diskutuar, e tani mbetet të veprohet në ato. Formalizimi i këtyre ideve kërkon gërshetim të ndjenjës së patriotizmit,kulturës së punës dhe transparencës.
***
Agim Mazreku, ështël student i Politikave Ambientale në College of the Atlantic.
Diskutimet DiasporaFlet organizohen nga organizata joqeveritare Germin me qëllim të motivimit të të rinjëve për të qenë pjesë e rrugëtimit të ndryshimeve. Ato përfshijnë tema nga fusha e arsimit, teknologjisë, biznesit, shkencës, mjekësisë, etj. dhe synojnë promovimin e tregimeve të suksesit të diasporës dhe frymëzimin e gjeneratave të reja. Këto takime përkrahen nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.