Mobilizimi i diasporës për t’u dalur në ndihmë familjeve shqiptare në nevojë
Koncert humanitar në ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë
Shkruan: Miftar ZAGRAGJA
Të premten më 08.04.2016 është organizuar një koncert humanitar nga shoqata Humanitare Kulturore Sportive ,,Atdheu” në Graz, në krye me kryetarin e palodhur, z. Bashkim Shala.
Të tregohojmë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar fëmijët e vegjël, që humbën të afërmit e tyre në Kumanovë. Kjo situatë e rëndë dhe më së shumti dëmton fëmijët e vegjël. Prandaj, të nderuar vëllezër e motra, të tregojmë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë dhe t’u dalim në ndihmë të familjeve në nevojë.
Ndër ata që shumë kan punuar është edhe mësuesja e shkollës shqipe znj. Bukurie Limani, nga shkolla shqipe në Graz, “Dituria” , e cila së bashku më të tjerët ka kontribuar për pjesëmarrjen sa më masive në këtë koncert humanitar me nxënësit e ”Shkolles Shqipe”.
Tutje tubimi vijoi me programin e nxënësve të shkollës shqipe. Pati një program të pasur artistik të përbërë nga recitale, vjersha dhe këngë, të përgatitura nga mësuesja e tyre. Me programin e nxënësve u ngroh edhe më shumë atmosfera në këtë koncert .
Këtij akti humanitar për të ndihmuar, u janë përgjigjur artistët, këngëtarët e mirënjohur të estradës kosovare si Korab Shaqiri, Albina Jahjaga, Beqir Telaku , Sint Arnis pro Band dhe aktori i madh shqiptar, Çun Lajçi. Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj: Mësuesë e shkollës shqipe znj. Bukurie Limani, me nxënësit e shkollës shqipe në Graz, “Dituria” ,dhe këngëtarët për humanizmin e bujarinë që treguan për të ndihmuar.
Të gjithë ishin mbledhur për një qëllim, të tregojnë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve, pasi që me mjetet e tubuara nga ky koncert do të ndihmohen familjet me gjendej të rëndë ekonomike, pra atyre që humbën të afërmit e tyre në Kumanovë. Ndihma e juaj sado e vogël që të jetë, për ato familje do të thotë shumë për këto familje.
Shoqata jonë Atdheu ndihmojë 7 Familje në Kosove.