Mobilizimi i diasporës për t’u dalur në ndihmë familjeve shqiptare në nevojë

Koncert humanitar  në  ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë

 Bild könnte enthalten: 5 Personen, Personen, die lachen

Shkruan: Miftar ZAGRAGJA

Të premten më 08.04.2016  është organizuar një koncert humanitar nga shoqata  Humanitare Kulturore Sportive ,,Atdheu” në Graz,  në krye me kryetarin e palodhur, z. Bashkim Shala.

Të tregohojmë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar fëmijët e vegjël, që humbën të afërmit e tyre në Kumanovë. Kjo situatë e rëndë dhe më së shumti dëmton fëmijët e vegjël. Prandaj, të nderuar vëllezër e motra, të tregojmë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë  dhe t’u dalim në ndihmë të familjeve në nevojë.

Ndër ata që shumë kan punuar  është edhe mësuesja e shkollës shqipe znj. Bukurie Limani, nga shkolla shqipe në Graz, “Dituria” , e cila së bashku më të tjerët ka kontribuar për   pjesëmarrjen  sa më masive  në këtë koncert humanitar me nxënësit e ”Shkolles Shqipe”.

Tutje  tubimi vijoi me programin e nxënësve të shkollës shqipe. Pati një program të pasur artistik të përbërë nga recitale, vjersha dhe këngë, të përgatitura nga mësuesja e tyre. Me programin e nxënësve u ngroh edhe më shumë atmosfera në këtë koncert .

Këtij akti humanitar për të ndihmuar, u janë përgjigjur artistët, këngëtarët e mirënjohur të estradës kosovare si Korab Shaqiri, Albina Jahjaga, Beqir Telaku , Sint Arnis pro Band dhe aktori i madh shqiptar, Çun Lajçi. Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj: Mësuesë e shkollës shqipe znj. Bukurie Limani, me nxënësit e shkollës shqipe në Graz, “Dituria” ,dhe këngëtarët për humanizmin e bujarinë që treguan për të ndihmuar.

Të gjithë ishin mbledhur për një qëllim, të tregojnë më shumë se kurrë humanizmin e bujarinë për të ndihmuar, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve, pasi që me mjetet e tubuara nga ky koncert do të ndihmohen familjet me gjendej të  rëndë ekonomike, pra  atyre që humbën të afërmit e tyre në Kumanovë. Ndihma e juaj sado e vogël që të jetë, për ato familje do të thotë shumë për këto familje.

Shoqata jonë Atdheu ndihmojë 7 Familje në Kosove.

Kein automatischer Alternativtext verfügbar.