Nga 4 nëntori mërgimtarët mund të votojnë për raundin e dytë për kryetar të komunave
Të gjithë ata mërgimtarë të cilët janë regjistruar me sukses përgjatë periudhës 16 korrik deri më 23 gusht 2017 për zgjedhjet lokale në Kosovë, do të kenë mundësi që të votojnë për raundin e dytë për kryetar të komunave ku zhvillohet balotazhi. Këtë here, ata duhet vetëm t’a dërgojnë zarfin me fletëvotim, pa qenë nevoja për regjistrim, siç kërkohet gjatë zgjedhjeve nacionale dhe lokale.
Periudha e Votimit për votuesit jashtë Kosovës fillon me datën 4 nëntor 2017, ku fletëvotimet duhet të arrijnë në adresën e KQZ-së në fahun postar, më së voni deri me datën 17 nëntor 2017.
Adresa: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikoj në ueb faqen e saj zyrtare informatat për periudhën e votimit, ku votuesit mund të informohen se si të plotësohet dhe dërgohet fletëvotimi dhe gjithashtu do të kenë mundësi që ta shkarkojnë fletëvotimin në ueb faqen e KQZ-së dhe ta dërgojnë pastaj në adresën postare të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e dërguar në Germin nga ana e KQZ-së.
Sipas tyre, nga data 4 nëntor 2017, KQZ-ja do t’i njoftojë përmes e-mailit të gjithë votuesit që kanë aplikuar përmes email-it për periudhën e votimit dhe për mënyrën e votimit dhe të dërgimit të pakove me fletëvotime.
Më 19 nëntor 2017, gjithsej 19 komuna do të organizojnë raudin e dytë zgjedhjeve për kryetar të komunave.
Komunat ku do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve: 1.Gjakovë, 2.Gjilan, 3.Dragash, 4.Istog, 5.Kaçanik, 6.Klinë, 7.Prishtinë, 8.Prizren, 9.Gjakovë, 10.Kllokot, 11.Shtime, 12.Ferizaj, 13.Suharekë, 14.Vushtrri, 15.Malishevë, 16.Obiliq, 17.Rahovec, 18.Mitrovicë, 19.Podujevë.