NJOFTIM: Diaspora Flet në Austri
Germin gjatë datave 25-28 shtator do të jetë në Austri, Vjenë, për qëllim që të takohet me mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Austri.
Qëllimi i takimit është të diskutojmë rreth të drejtave politike dhe sociale të diasporës, si dhe të flasim për potencialin e diasporës sonë. Për këtë, do të kemi një OpenMic (mikrofon të hapur), ku do të prezantohet puna e disa prej organizatave, individëve dhe bizneseve që veprojnë atje. Këto takime shpresojmë të jenë frytdhënëse drejtë organizimit të ideve sa i përket ngritjes së vetëdijes për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.
Të gjithë ju që jeni të interesuar, që të jeni pjesë e diskutimit dhe takimit me ekipin tonë, ju lutemi të na shkruani në faqen tonë në Facebook ose në [email protected].
Po ashtu, jemi në përgatitjet logjistike, çdo ndihmë nga ana juaj është mëse e mirëpritur. Ju faleminderit!